Google ADS

Rritja e rasteve me Covid-19, Ramadani: Numri i madh i tyre mund të jenë me variantin e ri

11:16 | 7 Mars 2021
A Z

Në javën e fundit Kosova ka pasur një rritje të shifrave të qytetarëve të infektuar me Koronavirus.

Numri i rasteve të reja, ka arritur rreth 600 brenda ditës, shkruan arbresh.info.

Nga janari i vitit 2021, është vërejtur edhe prezenca e variantit të ri britanik, e cili sipas infektologut Hamdi Ramadani do të jetë më dominues në krahasim me variantin e vjetër Covid-19, i cili tash e një vit është shndërruar në një pandemi globale.

Në një intervistë për arbresh.info infektologu, Hamdi Ramadani, shpjegon mënyrën se si ky virus ka arritur të shpërndahet dhe si i tillë, sipas tij,  parashihet të jetë më i vështirë se Covid-19.

Ramadani, thotë se testimi i variantit të ri bëhet njëjtë si ai i Covid-19, dhe se shtimi i rasteve  kohëve të fundit, sipas tij, lidhet ngushtë me variantin e ri të këtij virusi.

“E gjithë kjo kërkon kohë, por e vërteta është se ekziston varianti i ri dhe tash kjo është çështje që numrat dita ditës po rriten. Vetëm me datë 04.03.2021, numri i të infektuarve ka arritur afër 600 raste pozitive dhe shtatë raste kanë qenë me vdekje, dhe tash ky numër i të sëmurëve mund të ndodh që një numër i tyre të jetë varianti anglez Covid-19”, ka thënë Ramadani.

Ai, thotë se duhet të ketë shtrëngim të masave anti-Covid, pasi sipas tij, nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes së të infektuarve, do jetë e pamundur që spitalet të përballojnë një numër kaq të madh të infektuarish.

Se sa  persona janë infektuar në Kosovë me variantin e ri të Covid-19, a ka Kosova  kapacitete të mjaftueshme të stafit mjekësor për ta përballuar këtë virus, tregon  në detaje, infektologu Hamdi Ramadani. /arbresh.info/ Sahide Dedushi/

Intervisa e plotë:

Arbresh.info: A ngjason varianti i ri i virusit me Covid-19?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Kjo është një çështje që çdo virus, si ai që quhet Koronavirus ose virusi ajo është një strukturë antigjenike e viruseve respirator, mirëpo çdo virus pra edhe Covid-19, sidomos e ndërron atë që ne e quaj strukturën antigjenike. Ai është i njëjti virus por ndryshimi ose formën, qëndrueshmërinë ose antigjenitetin e ndërron në kuptimin që ndërrojë,  ajo që quhet struktura e antigjenit që në mjekësi quhet mutacion gjenetik. Në këtë mënyrë kur behët një mutacion gjenetik atëherë edhe mundësia e paraqitjes së një forme pak ma ndryshe, në rastin konkret ajo zakonisht dinë me ba rezistencë patogjenitet edhe epidemi edhe ma të fort edhe ma të ashpër edhe ma të rrezikshme, kjo është ajo esenca e antigjeneve deri më sot janë mbi katër mijë lloje të ndryshimeve antigjenike që mund ta bëjë një korona virus, kështu që me kalimin e kohës ne do të shohim do të kemi forma të lloj-llojshme të variantit të korona virusit ose COVID-19. Kjo është karakteristik e tij si gjithmonë si p.sh virusi i gripit ose kemi lloje të ndryshme të viruseve d.m.th. kjo është e njohur në mjekësi  edhe mendoj kështu shkencëtaret virusologjik edhe e kanë identifikua të këtij ndryshimit antigjenetik të këtij virusi dhe për sa kohë sa më gjatë të rrinë ky korona virus i vitit 2019-20, atëherë në vitin 2021 e ndërron  strukturën nëse nuk sulmohet, nëse nuk luftohet, nëse nuk mjekohet e tjera.

Arbresh.info: Cilat janë simptomat e variantit të ri të covid-19?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Deri më tani nuk ka të dhëna as këto mendoj nga shkencëtarët të botës por edhe këtu në vendin ton nuk kanë vërtetuar ndonjë lëvizje ta quajmë të madhe të manifestimeve ose siç po e quajmë të simptomatologjis klinike të simptomave shenjave klinike të korona virusit  d.m.th. variantit të ri, por me gjithë atë çka është karakteristike është se ky po paraqet një dominim, pra varianti i ri po e dominon variantin e vjetër. Janë diku mbi 30% të vendeve të cilat kanë caktua siç është Serbia, Anglia që po caktojnë se po dominon forma e re e manifestimit të sëmundjes së simptomatologjisë në esencë në përgjithësi nuk është jashtë asaj tematike. Simptomatologjia e variantit të ri bazuar në të dhënat e fundit e deri tashme klinike rastet të cilat janë paraqit në vendin tonë janë disa raste, nuk ka manifestu ndonjë simptomatologji ta quajmë të veçantë klinike. Megjithëse ka edhe të dhëna nga mjekët se kjo variant e re është më e rëndë, dhe pak më e zgjeruar. Rritet, përhapet më shpejt, shpërndahet më shpejt dhe virusi bënë një lloj patogjeniteti, një lloj veprimi patologjik,  më të madh krahasuar me variantin e kalua. Kjo  për shkak se e ka rezistencën më të madhe ndaj organizmit të njeriut që infektohet krahasuar me atë variantin e mëparshëm, që organizmi në një formë vetëm ka fillu të mbrohet, të stimuloj imunitetin e kësaj forme.

Arbresh.info: Si arrin të bëhet testimi i tij?

Infektologu, Hamdi Ramadani:   I njëjti testim bëhet edhe në vendin tonë. Tash kam dëgjuar që edhe Kosova para pak ditësh ka filluar të bëjë tipizimin. Të shohim tash në javët në vijim se sa raste do të kemi. Pra i njëjti është vetëm sepse ndërrohen ose siç quhen procedurat janë këta mikrobiologët e virusologët që i përcaktojnë ato variantet antigjenike të virusit p.sh se si do të jetë, pra është e njëjta procedurë vetëm se ndërron ai materiali.

Arbresh.info: A mund të jetë i saktë ky testim ?

Infektologu, Hamdi Ramadani:  Ju e dini që në mjekësi, por edhe në shkencë në disa raste mund të paraqiten të ashtu quajtura rezultatet fals  pozitive/negative, mirëpo në ato situata duhen të përsëriten të bëhen dy ose tri mostra dhe atëherë vjen deri tek ajo e vërteta. Por, mund të ketë edhe të dhëna laboratorike që mund të jenë edhe falso pozitive ose negative, janë të rralla por janë të mundshme. Ashtu siç e dini, Covid-19 ende nuk ka shumë të dhëna apo shumë njohuri, ende nuk dihet shumë për këtë virus. Dyshimet kanë qenë shumë të mëdha që Kina e ka mbyll, e ka fshehur pandeminë  pasi ka mund të jetë një virus laboratorik, ka edhe shkencëtarë me çmimin Nobel, që gjithë ashtu mendojnë, tregojnë edhe e dokumentojnë që ky virus, ky Covid-19, është virus i panjohur për shkencën dhe mjekësin.

Arbresh.info:  Sa persona deri më tani janë të identifikuar me këtë virus?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Janë dërguar disa mostra,  nëse nuk gaboj rreth 20 mostra, kurse tri ose katër raste janë identifikuar. Unë kam të dhëna që ka ende mostra të cilat janë duke u hulumtua, ashtu siç thash në ditët në vijim do të hulumtohen edhe këto forma tash  që po shfaqen  d.m.th. a janë të këtij varianti dhe a po dominon varianti i ri që na po e quajmë varianti anglez, sepse tek ne tashmë është vërtetuar ky variant. Unë dyshoj që ky varianti i ri i virusit, pra këto rastet e reja të ditëve që po kalojmë mendoj që e dominon variantin e vjetër të covid-19, sepse shumë vende në botë e kanë dhanë një përqindje mbi 30%. Duke parë rritsh mërin e numrave këtë javë si dhe numrin të vdekurve dhe me konstatimin e shumë vendeve në botë, po dominon, edhe unë po mendoj që edhe në vendin tonë një gjë e tillë mund të ndodh që edhe në vendin tonë mund të jetë një përqindje prej 30%,sepse varianti klasik e ka emrin e vetë, dhe mendoj që një ditë edhe këto do të ndahen pas një kohe të caktuar të vërtetohen se sa kanë qenë me këtë ku ka dominua ma shumë varianti i ri në Prishtinë apo në krejt Kosovën apo vetëm në një vend.E gjithë kjo kërkon kohë, por e vërteta është se ekziston varianti i ri dhe tash kjo është çështje që numrat dita ditës po rriten. Vetëm me datë 04.03.2021, numri i të infektuarve ka arritur afër 600 raste pozitive dhe shtatë raste kanë qenë me vdekje, dhe tash ky numër i të sëmurëve mund të ndodh që një numër i tyre të jetë varianti anglez Covid-19”.

Arbresh.info:  Nëse ky variant i ri fillon të shpërndahet në masë të mase cilat janë gjasat e parandalimit të tij dhe a ekziston një mundësi e tillë sipas jush?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Në gjithë botën janë identifikuar disa variante edhe në Kinë edhe në Britani edhe në vendet tona për rreth p.sh, Maqedoni, Shqipëri, Serbi i ka këto format e reja, por trajtimi masat kundër covid-19, qoftë të citit 2020  qoftë të këtij viti ato janë të njëjta masat anti-covid/anti-epidiomologjike , maskat medoemos  duhet të përdoren, izolimi pozitive që duhet të ndodh në një afat minimumi 10 ose 14 ditë, pastaj duhet të mbahen doreza që është faktor i rëndësishëm sepse përmes dyerve duhet të zgjatet infeksioni dhe ajo çka është e fundit duhet sa ma pak njerëz sa ma pak të grumbulluar apo jo dhe vaksinimi imunizimi që krejt bota ka fillua me një vaksinim dhe sigurisht që po bëjnë edhe gara se cili vend po e bënë vaksinimin më masiv.

Arbresh.info:  A ekziston mundësia që personi, i cili e ka kaluar Covid-19, ta marrë dhe ta shpërndajë prapë ?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Patjetër që po mund ta marr dhe ta shpërndaj. Virusi përkundër që pacienti ka imunitet, ai imunitet na e quajmë imunitet  i përgjithshëm i organizmit, por virusi që qarkullon tek personi imun mund të futet në fyt dhe mund të qëndroj në duart e atij personi dhe ai mund ta shpërndaj .Edhe ekspertët më të mëdhenj, të cilët edhe e kanë kaluar sëmundjen deh ata që nuk e kanë kaluar, i mbajnë dorëzat dhe maskën dhe distancën, përkundër që kanë bërë vaksinim.

Arbresh.info:  A kanë mundësi të shpërndahet virusi tek personat të cilët vaksinohen?

Po, sepse virusi qëndron në ajër,  në ambiente të jashtme, ai futet brenda,  mund ta prek dorën e personit edhe të imunizuar. Jo në përqindjen sikur të tjerët, por mund të futen grimca virale edhe përkundër që është imun,  mund ta shpërndaj te personat e ekspozuar ndaj atij virusi.

Arbresh.info:  A ka kapacitete të mjaftueshme të përballohet të dyja këto viruse në Kosovë, po flasim për staf mjekësor?

Infektologu, Hamdi Ramadani: Deri tash sipas të dhënave që janë të paraqitura nga shërbimi spitalore, mendoj Klinika Infektive është e mbyllur, praktikisht nuk ka vende për të pranuar raste.  Ekziston edhe ajo pjesa tjetër ku ka pak hapësirë për të pranuar raste, mirëpo në qoftë se deri më tash kanë qëndrua, por nëse vazhdon kjo valë, kjo rritje ku për çdo ditë i kemi afër 600 raste, mesatarisht 15 ose deri 20% të këtyre personave pritet që të kenë forma të rënda të sëmundjeve. Nëse vazhdon kështu  me këtë trend të rritjes së rasteve, frikësohem se kapaciteti spitalor dhe ai klinik do të jetë jashtëzakonisht i vështirësuar, andaj duhet të shtrëngohen masat anti-epidimiologjike, sepse kohët e fundit kanë qenë shumë relaksuese.

Të ngjashme