Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimëdhënësve dhe stafit të shkollave që të respektojnë masat anti-Covid.
Likaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Rastet me COVID-19 po rriten përditë!
Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.
Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë).
Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, taskforcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike.
#MaskëHigjienëDistanë
#ArsimimNëShkollë
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...