Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.
Sipas Haxhiut, Qeveria ka dështuar, andaj kërkon të mblidhen në seancë për t’i shpëtuar qytetarët.
Ai shton se Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë.
Duke komentuar shifrat e të infektuarve dhe viktimave të COVID-19 në ditët e fundit, Haxhiu thotë se Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“6765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë.
Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19.
Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon për Prishtinën, mjekët janë pa mbeshtetje, spitalet janë pa barna, pacientët pa mbeshtetje!
Fatkeqësisht, përderisa Kosova po shkon drejt katastrofës shëndetësore, jemi pranë rrëzikut që sistemi shëndetësor të kolapsoj totalisht.
Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentës, kërkoj nga Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi.
Sistemi shëndetësor mund të kolapsoj dhe vendin mund ta shpëtojmë nga katastrofa shëndetësore vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për të mposhtur pandeminë.
Qeveria ka dështuar në vaksinim dhe menaxhim të pandemisë, andaj Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë, për t’i shpëtuar nga katastrofa shëndetësore qytetarët e Kosovës”.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...