Rritja e pensioneve, Hoti: Nuk e mbulon zhvleftësimin për shkak të inflacionit

17:28 | 7 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 për qind nga Qeveria e Kosovës

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti pyeti se pse Qeveria Kurti i rriti pensionet pas katër viteve në pushtet apo kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, shkruan gazeta Arbresh.info.

Sipas tij, kjo nuk është rritje reale

“Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër.”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/

Të ngjashme