Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj si duket nuk i ka mjaftuar dyfishimi i pagës për veten, pesë zëvendëskryeministrat dhe disa zyrtarë të tij qeveritarë shkruan arbresh.info.
E me këtë rritje të dyfishtë të pagës nga 1500 euro sa e kishte më parë, në 2590 kryeministri i vendit, me ose pa vetëdije pagën ia ka rritur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
Kjo për shkak se sipas ligjit Nr. 03/L-094 për presidentin e Republikës së Kosovës në nenin 11 për pagën e presidentit thuhet se paga e këtij të fundit gjithmonë duhet të jetë së paku 25 për qind më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.
“Neni 11 Paga e Presidentit të Republikës :
Në bazë të këtij neni presidenti Hashim Thaçi nga 2 mijë e 906 euro pagë mujore, mund të marrë 3 mijë e 635 euro çdo muaj nga janari i vitit 2018.
Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koeficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.,
Derisa paga aktuale e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 2 mijë e 325 euro, paga e presidentit gjithmonë sipas ligjit për presidentin është 25 përqind më e lartë e që i bie që presidenti aktualisht merr 581.25 euro më shumë se sa kryetari i Kuvendit.
Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së Kryetarit të Kuvendit, automatikisht Presidentit i rritet paga në 3 mijë e 635 mijë euro.
Analisti politik Bajrush Morina thotë për arbresh.info se me këto vendime të tilla po dëshmohet që në rend të parë po vendoset interesi personal e pastaj interesi i vendit.
Sipas tij, vendimet e fundit për rritje të pagave janë vendime më neveritëse që ka mundur t’i marrë populli i Kosovës në fund të këtij viti.
“Në fakt vendimet e fundit për rritje të pagave për qeveritarët dhe së fundi për presidentin janë vendimet më neveritëse që ka mundur t’i marrë populli i Kosovës në fund të këtij viti. Me këto vendime po dëshmohet se Haradinaj në radhë të parë ka interesin personal dhe më pastaj interesin e vendit”, ka thënë ai.
Morina, ka deklaruar se një qytetar i varfër në vend me të dëgjuar këto lajme do të shfryhej me fjalët më mallkuese ndaj qeveritarëve.
“Një qytetar i varfër, kur ka dëgjuar këto lajme për rritje të pagave do të shfrynte me fjalët më mallkuese. I bashkohem edhe unë këtij mallkimi sepse këto rritje të pagave bëhen edhe me taksat e mia si qytetar që paguaj taksa për punën dhe biznesin tim”, ka pohuar ai.
Të njëjtën gjë pothuajse e thotë edhe eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri. Sipas tij, rritja e pagave për zyrtarë qeveritarë e po ashtu së fundi edhe për presidentin e vendit, jep imazh negativ për shtetin i cili sipas Beqirit po përjeton krizën më të madhe që nga pavarësia.
Beqiri, thotë se rritja e pagës me automatizëm për presidentin e vendit është kulmi i hipokrizisë.
“Rritja e pagës me automatizëm për Presidentin e vendit është kulmi i hipokrizisë së tyre, rritje e pagës prej 25% tregon më së miri se ka vetëm një qëllim, përfitimin personal në krah të qytetarëve, a e dinë këta se në Kosovë paga minimale është 130 €, një pensionistë merr 70 €, papunësia është mbi 45%, mendoj që duhet një lëvizje mbarëkombëtare dhe një bojkot total, protesta të qeta dhe të vazhdueshme, dhe atyre duhet prirë sektori privat sepse ka mbi 300 qytetarë të punësuar në gjirin e vet, pastaj sindikatat, policia, mjekët, të gjithë populli”, ka thënë Beqiri për arbresh.info.
Për rritjen e pagës së presidentit ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu.
Ajo përmes një statusi në profilin e saj në facebook, ka shkruar se rritja e pagës për kryeministrin, zyrtarët qeveritarë e së fundi edhe për presidentin është tmerr i vërtetë.
“Aktualisht, sipas vendimit të paligjshëm, arbitrar e skandaloz të Qeverisë Haradinaj për pagat e tyre, paga e Haradinajt është paga më e lartë krahasuar me pagat e udhëheqësve tjerë.
Ndërkohë në nenin 11 të ligjit për Presidentin thuhet:
Pra nëse Haradinaj do të ketë pagën afër 3000, Hashim Thaçi do ta ketë më shumë se 3500, ose afër 4000, plus meditjet e reprezentacioni!
Është tmerr i vërtetë!”, ka thënë ajo.
Vendimi për rritjen e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe disa zyrtarëve qeveritarë ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij vitit 2017./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...