Nga muaji shtator, secili i punësuar në Kosovë duhet të marrë nga 6.8 euro më shumë në pagë, pasi siç ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës më 23 gusht ka hyrë në fuqi Ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Lidhur me këtë, kanë folur qytetarët e Prishtinës, ku sipas tyre, paga minimale ideale për të mbijetuar duhet të jetë 500 euro.
“Për me dashtë me mbijetu, minimumi i pagës minimale është 500 euro, ndër to njeri nuk ka shans me ekzistu, është rryma janë shpenzimet, dhe penzia e pleqve, barnat e kështu që ndër to njeriu s’ka gjasa me mbijetu, pavarësisht që po na ndihmojnë fëmijët duhet me u n’ varë në forca tona”, tha një qytetar.
Një qytetar tjetër, shpreson se ndërkohë kjo pagë minimale do të rritet më shumë, pasi nuk mjafton.
“Kjo është e pranueshme në krahasim me pagën që ishte më parë, por nuk domethënë që nëse nuk ndryshon në kohën e shkurtë, me u rrit kjo pagë minimale atëherë kjo është e papërballueshme për buxhetet tona familjare të varfra, sidomos për pensionistët që i kanë pensionet 100 euro, por besoj se së shpejti me rishikim ajo do të ngritët, dhe duhet së paku për të qenë 500 euro disi e përballueshme për qytetarët tanë”, tha ai.
Një tjetër qytetar tha se rritjen e çmimeve në Kosovë, sipas tij, e kanë sjellë situata ekonomike dhe luftërat në botë.
“Me një formë, nuk mjaftojnë, mirëpo duke marr parasysh se Kosova nuk ka ku i merr tjetër, Qeveria nuk ka ku i merr, por për me muajt me i plotësu normat e tjerëve, këtu janë bo shumë padrejtësi, administrata e Kosovës është shumë e fryne, Qeveria më shumë nuk ka se sa që ka, opozita është opozitë ajo duhet me sulmu në ato pika ku edhe vet nuk ka bo kurgjo, bile dhe ma keq jemi kon në atë kohë se sa tash, Kurti nuk i pruni rritjet e çmimeve, por situata ekonomike dhe luftërat në botë që po bëhen, qeveria nuk ka më shumë mundësi buxhetore me i mbajt të gjitha këto”, përfundoi ai.
Ndryshe, deri tash, pagat tatoheshin sipas shkallëve tatimore nga 0 deri në 10 për qind për punën primare, ndërsa ato sekondare me mbi 10 për qind. Pos kontributit pensional, pesë për qind nga i punësuari dhe pesë nga punëdhënësi, secili punëtor kontribuon me tatim mbi pagë në shtet.
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën, është vendosur rritja e pagës minimale në vend prej 350 euro për punëtorët ë të gjithë moshave.
Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...