Një opinion ligjor i tri zyrave ligjore, asaj të kryeministrit, Ministrisë së Financave, si dhe Mirëqenies Sociale do të jetë vendimtar nëse do të pësojë rritje paga minimale në Kosovë në sektorin privat.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që kryeson Këshillin Ekonomiko Social, thotë se është në pritje të një opinioni ligjor, i cili do të tregojë nëse rritja e pagës minimale do të ketë ndikim në skemat pensionale në Kosovë, raporton KTV.
Derisa ministri thotë se është i vetëdijshëm që kjo pagë, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011, është ndër më të ulëtat në rajon.
E për të rritur presionin ndaj Qeverisë së Kosovës, PSD-ja që nga muaji prill, përmes një peticioni online ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve.
Mijëra qytetarë, sipas zyrtarëve të kësaj partie, kanë nënshkruar këtë peticion duke kërkuar rritje të pagës minimale nga170 deri në 250 euro.
Por, të gjitha këto përpjekje për rritje të pagës, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat i sheh si të dështuara.
Rreth 40 milionë euro mund të rritet kostoja vjetore vetëm për veterane nëse paga minimale në Kosovë bëhet 250 euro. Kjo pasi ligji i vjetër i veteranëve që është në fuqi, neni 18 i tij e përkufizon se lartësia e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.
Sipas një përllogaritjeje nëse rritet paga minimale në vend, atëherë buxhetit të Kosovës do t’i duhet më shumë se 37milionë euro në vit vetëm për pensionet e veteranëve.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...