Oferta e re e Vetëvendosjes për koalicionin qeverisës ka thyer premtimin e fushatës zgjedhore të partive fituese që të përgjysmohen ministritë nga qeveria e kaluar. Tani Vetëvendosje ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, e që kjo ofertë është refuzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Analisti politik Leon Duhanaj, vlerëson se, oferta për ta rritur numrin e ministrive është krejtësisht në vazhdën e ndjekjes së interesave për pushtet, e jo, as të qytetarëve, e as të Kosovës.
Duhanaj, mendon se arsyeja kryesore është mosbesimi i ndërsjellët që kanë këto dy subjekte.
“Megjithatë, nëse ky vërtetë është argument, atëherë z. Kurti ketë e ka ditë dhe, se kjo vërtetë i bie mashtrim ndaj qytetarëve. Për mendimin tim, ka edhe elemente të tilla, por arsyeja kryesore është mosbesimi i ndërsjellët që kanë këto subjekte, gjë që reflekton në në mënyrën se si i trajtojnë çështjen e pozitave të rëndësishme siç janë Presidenti dhe Kryeparlamentarin.”, ka thënë ai.
E, analisti politik Fatmir Sheholli, vlerëson se, propozimi i Vetëvendosjes për ta rritur numrin e ministrive do e bënte Vetëvendosjen si parti mosbesuese.
“Është thyerje e parimit të tyre politik dhe kjo e benë mosbesuese Vetëvendosjen si parti parimore”, ka thënë Sheholli.
Ndryshe, bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë duke vazhduar, të dy partitë nuk po arrijnë të zgjidhin nyjën, e cila po e bllokon arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës./A.Zeka/arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...