Rritja e madhe e Imri Ahmetit në Lipjan

20:02 | 23 Tetor 2017
M. A.

Lipjani është një nga qytetet ku nuk do të ketë balotazh.

Në këtë komunë, kandidati i LDK-së Imri Ahmeti ka arritur të fitojë 59.64% të votave, duke lënë prapa Ismet Hajrullahun e PDK-së me 21.49%.

Por në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitti 2013 Imri Ahmeti ka pasur një numër dukshëm më të vogël të votave.

Ahmeti në zgjedhjet e vitit 2013 kishte shkuar si i dyti në balotazh me 27.46% të votave, apo 7 mijë e 434 vota.

Kurse në këto zgjedhje numri total i votave për Imri Ahmetin ka qenë mbi 16 mijë e 500.

Tabela 1: Zgjedhjet 2013

lipjan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme