Hapja e ndonjë fabrike në Kosovë ndodhë rrallëherë, teksa investimet e huaja direkte janë fokusuar kryesisht në blerjen e tokave, shtëpive apo ndërtimin e banesave.
Për zhvillimin ekonomik të një vendi, rol të madh padyshim luajnë investimet e huaja direkte (IHD).
Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, në Kosovë është rritur numri i investimeve të huaja direkte krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritje kjo që është bërë kryesisht me investimet në patundshmëri, raporton Arbresh.info.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Gjermania prinë me numrin më të lartë të investimeve në Kosovë, me plotë 58.7 milionë euro, duke pasuar pastaj me Zvicrën, Turqinë e Shqipërinë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci për Arbresh.info, thotë se statistikat e BQK-së nuk mund të vihen në dyshim dhe rritja e IHD-se në rrethana të jashtëzakonshme, është e vërtetë.
“Investimet e huaja direkte (IHD) paraqesin një favorizim të konsiderueshëm për secilën ekonomi, e sidomos janë favorizim i jashtëzakonshëm për ekonomitë që duan të dalin nga vështirësi, si rasti i Kosovës. BQK e ka për detyrë ligjore, profesionale, që të paraqes me kredibilitet këto statistika, të cilat është e vështirë t’i procesojë ndonjë mekanizëm tjetër. Andaj vënia në dyshim e informacioneve të BQK-së nuk mund të bëhet, pra, rritja e IHD sado që po ndodhë në rrethana të jashtëzakonshme, meqë ka luftë në Evropë, janë të vërteta”, shprehet Statovci.
Sipas saj, investimet e huaja në Kosovë më së shumti bëhen në sektorin e prodhimit, por duke mos anashkaluar edhe sektorët tjerë, që sipas saj, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Bëhet fjalë për një set divergjent të investimeve, aktivitete të patundshmërisë, aktivitete të sigurimit, aktivitete energjetike dhe sektori i prodhimit. Në vitet e fundit, investimet në sektorin e prodhimit janë më të lartat, pra kemi rekorde jo vetëm në raport me vitin paraprak. Sektori i prodhimit ka efekt më të rëndësishëm se sektorët tjerë, meqë zhvillimi i tij, nënkupton zvogëlim të hendekut eksport-import, pra ka efekt në bilancet makroekonomike, punësim efiçencë dhe ky ka qenë cak i planit ekonomik të Qeverisë”, thotë deputetja e VV-se.
Ajo, tregon edhe arsyen se pse janë rritur në kohë kaq të shpejt investimet e huaja direkte në Kosovë.
“Investimet e huaja rriten kur një shtet arrin të plotësojë disa parakushte si; progres në sundim të ligjit, demokraci në konsolidim, treg të qëndrueshëm, përmirësim të politikave energjetike, pra stabilitet energjetik, dhe mbi të gjitha; një optimizëm për të ardhmen zhvillimore brenda shoqërisë ku bëhen këto investime”, thekson Statovci.
Mulaj: Nuk ka rritje investimesh në bizneset prodhuese ose në biznese shërbyese që ofrojnë shërbime për eksport
Por ndryshe nga Statovci, mendon analisti ekonomik, Ismet Mulaj.
Ai për Arbresh.info thotë se diaspora më shumë investon në blerjen e banesave dhe ndërtimin e shtëpive në Kosovë.
“Sipas raportit të BQK-së, investimet kryesore janë në investimet e patundshmërisë, d.m.th. ende është investimi kryesorë i diasporës, të cilët blejnë banesa ose ndërtojnë shtëpi në Kosovë. Ky është investimi kryesorë”, shprehet Mulaj.
Megjithëkëtë, Mulaj thekson se rritja e investimeve kryesisht në patundshmëri nuk gjeneron me rritje ekonomike për vendin.
“Nuk ka rritje investimesh në bizneset prodhuese ose në biznese shërbyese që ofrojnë shërbime për eksport. Kështu që kategoria kryesore e investimeve që e rrit këtë është investimi në patundshmëri. Realisht është mirë nga segmentet e ekonomisë, por nuk është segment i cili gjeneron vende të reja të punës, i cili gjeneron eksporte apo krijon rritje ekonomike në Kosovë, nuk është kategori e cila e ndihmon në zhvillim ekonomik të Kosovës. Është kategori e cila rrit në një segment të vogël të ekonomisë kosovare e cila është ndërtimi por nuk krijon efekt zingjiror edhe te sektorët e tjerë”, tha më thotë ai.
Ndryshe, kushtet kryesore që ndikojnë deri tek ardhja e investimeve të huaja në Kosovë janë, stabiliteti ekonomik, fuqi punëtore të kualifikuar dhe luftimi i korrupsionit.
Investimet e huaja direkte sipas shteteve (2023, Janar – Prill), prin Gjermania me 58.7 milionë euro, pastaj është Zvicra me 45.7 milionë euro, kurse me radhë vjen Turqia me 36.2 milionë euro, Shqipëria me 22. 8 milionë, Austria me 20.7 milionë, ShBA-ja me 14.8 milionë, Sllovenia 8.6 milionë, Kanadaja me 5.2 milionë, Franca 2.9 milionë dhe të tjerat së bashku 35.9 milionë euro./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...