Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë projekt-rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Kundër kësaj rezolute kanë votuar 48 deputetë, prej 77 sa morën pjesë në procesin e votimit.
“77 deputetë votuan, nga ta 27 për, kundër 48, abstenime 2, kështu që konstatoj se Kuvendi nuk e miraton këtë rezolutë”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ndryshe, Lidhja Demokratike të Kosovës kishte dalë me një rezolutë pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë, që erdhi pas rivlerësimit të pronave nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Përmes kësaj rezolute, LDK’ja kërkoi që Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak.
“Ministria e Financave të pezullojë rivvlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023 të llogariten sipas vlerësimit paraprak. Kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim te komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë”, kishte thënë deputeti Avdullah Hoti, kur e kishte propozuar këtë rezolutë,
Pika e dytë parashihte që Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë.
“Ministria e Financave të sjellë në Kuvend Ligjin për Tatimin në Pronë, i cili duhet të përmbajë amandamentet që do të mundësojnë dy gjëra. E para të jep mundësi që të përshtasë ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këtu mund të nxjerrim indikatorë konkret se kur mund të bëhen këto përshtatje dhe e dyta të lejojë mundësinë që të mund të ndryshohet pragu tatimor, ndoshta të ulet norma minimale”, kishte deklaruar Hoti.
Kërkesa e fundit ishte që Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillinisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe zonimin e ri.
“Ministria e Financave në bashkëpunim me komunat, gjatë vitit 2023 fillinisht të bëjë rivlerësimin e pronave, e ndoshta të kalohet edhe te vlerësimi individual i pronave, e jo të bëhet vlerësimi për gjithë zonën, sepse ka lagje, ka zona të qyteteve, me një zonë ka banesa që janë ndërtu para 60 vjete dhe ka banesa që janë ndërtu para tri vjetëve. Vlera e tyre smund të jetë e njëjtë. Pra gjatë këtij viti të bëhet zonimi i ri dhe vlerësimi i ri”, kishte thënë deputeti i LDK’së.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?