Pasi hartoi raportin me ekspertë ku u prpozua rritje prej 35 për qind i çmimit të sigurimit për vetura, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tashmë i ka dy opsione para vetes. E para që kërkesa e kompanive të sigurimeve për rritje të çmimit të sigurimit TPL t’i shkojë Bordit ekzekutiv të BQK-së për ta marrë aprovimin përfundimtar.
Por në bazë të Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, ky institucion e ka para vetes edhe një opsion tjetër. Aprovimi i kërkesës të industrisë së sigurimeve për rritje të çmimit mund të bëhet edhe nëse BQK heshtë në një afat prej 30 ditësh nga momenti kur kërkesa zyrtare i ka shkuar këtij institucioni.
“Kur BQK-ja konstaton se kushtet e sigurimit dhe bazat teknike janë në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe parimet e aktuaristikës, në afatin prej tridhjetë (30) ditësh e njofton siguruesin për zbatimin e tyre. Nëse BQK-ja nuk përgjigjet lidhur me njoftimin brenda tridhjetë (30) ditësh, konsiderohet se kushtet dhe tarifat e sigurimit janë miratuar”, thuhet në nenin 8 të këtij ligji.
Buletini Ekonomik mëson se ky opsion po shihet si më i duhuri nga ana e drejtuesve të BQK-së, për ta shmangur mundësinë e një vendimi nga ana e Bordit ekzekutiv.
Nga BQK nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen se në cilën datë kanë bërë kërkesë zyrtare në BQK kompanitë e sigurimeve, përkundër faktit se portali ka pritur më shumë se dy javë.
Buletini Ekonomik kishte raportuar më herët se një raport final i hartuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) propozon rritje prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për automjete. Raporti të cilin e ka parë Buletini Ekonomik tashmë u është dorëzuar kompanive të sigurimeve dhe pritet vetëm marrja e vendimit nga organet e BQK-së.
Shpetim Mehmeti nga BQK dhe Shefik Gërbovci nga industria e sigurimeve janë dy aktuarët që së bashku e kanë arsyetuar bazën teknike për rritjen e çmimit të sigurimit TPL.
Raporti sugjeron rritjen prej 35 për qind të çmimit të sigurimit për vetura. Kjo i bie që varësisht prej fuqisë së motorrit me rritjen e re qytetarët do të paguajnë prej 27 deri 210 euro më shtrenjtë për sigurimin e automjeteve.
Përmes kësaj rritjeje, po synohet që dëmet e mbetura nga kompania e falimentuar “Insig”, t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Kjo është njëra nga pikat përmes të cilës kompanitë e sigurimeve e kanë arsyetuar rritjen e çmimit prej 35 për qind të sigurimit të automjeteve, bazuar në disa dokumente të siguruara nga Buletini Ekonomik.
Në raport përmenden në detaje detyrat e aktuarve karshi situatës se re të krijuar në tregun e sigurimeve, përfshirë këtu edhe kompaninë e falimentuar “Insig”.
Në kalkulimin e për rritjen e çmimit të këtij sigurimi janë marrë parasysh efektet që ka rritja e mbulesës sipas Ligjit Nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, falimentimi i siguruesit n “Insig”, financimi i Fondit të Kompensimit pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe implemtimi i rregullores bonus-malus dhe inflacioni.
Ndryshe, kompanitë e sigurimeve kanë ndërmarrë iniciativën për t’i rritur çmimet e sigurimit të automjeteve, në emër të detyrimeve financiare që u janë shtuar si pasojë e bankrotimit të kompanisë “Insig”.
Mbështetur në Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, secili sigurues ka të drejtë të paraqesë kërkesë për aprovim ose ndryshim të tarifave të sigurimit TPL, për të cilat çdo përllogaritje e tyre duhet të jetë në harmoni të plotë me rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Këto rregulla përfshijnë përcaktimin e strukturës së primit, shumën minimale apo maksimale apo kufi tjetër brenda të cilit primi duhet të jetë, si dhe bazën teknike e cila duhet të përdoret nga siguruesit me rastin e llogaritjes së primit të sigurimit.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...