Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për Pagesa Direkte Subvencione për vitin 2022, përmes të cilit do të ketë rritje të përkrahjes financiare për shumicën e kulturave bujqësore që mbështeten përmes këtij programi, transmeton arbresh.info.
Ministri ka treguar se përmes politikave bujqësore në kuadër të këtij programi, kanë ndërmarrë hapa konkret për t’ua lehtësuar fermerëve veprimtaritë bujqësore në përballjen me vështirësitë e krijuara nga zhvillimet e krijuara së fundi nga rritja e çmimeve të inputeve bujqësore, farërave dhe naftës.
“Sot nënshkrova Programin për Pagesa Direkte për vitin 2022, përmes të cilit kemi adresuar politika të duhura bujqësore. Në kuadër të këtij programi, rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i jemi kundërpërgjigjur me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë. Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera”, ka treguar Ministri Peci.
Gjatë javës së ardhshme, ai ka treguar se do të shpalosin në detaje të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit dhe Pakon gjithëpërfshirëse të veprimeve qeveritare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.
Ndërkaq, Programi për Zhvillim Rural për vitin 2022 Grante, do të aprovohet pas dy jave./arbreshe.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...