Rritja e Bali Muharremajt në Suharekë

21:06 | 24 Tetor 2017
M. A.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale e kanë nxjerrjë kandidatin e AAK-së për kryetar të Suharekës si të parin.

Sipas të dhënave nga KQZ, Bali Muharremaj ka fituar 30.82% të votave, dhe në balotazh do ta ketë përballë Sali Asllanajn që ka marrë 34.25%.

Por, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2013, Muharremaj ka shënuar një rritje solide të numrit të votave.

Aso kohe, kandidati i AAK-së kishte pasur 9 mijë e 248 vota apo 30.66%.

Kurse në zgjedhjet e së dielës, Bali Muharremaj ka fituar 11 mijë e 270 vota.

Balotazhi zhvillohet më 19 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme