Rritja e aksidenteve në tetor, pasoj e ndryshimeve klimatike

08:01 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Numri i aksidenteve këtë vit ka rënë.

Por muaji tetor ka sjellë rezultat tjetër, për vetëm gjysmën e muajit kanë humbur jetën 11 persona në aksidente trafiku për dallim nga tetori i 2018-es ku kishin humbur jetën 9 persona.

Eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj ka thënë për arbresh.info se duhet identifikuar shkaktarët e aksidenteve.

“Së pari është shume e rëndësishme që të bëhen analiza e aksidenteve në mënyrë që të identifikohen elementet e faktorëve te cilat mund të ndikojnë drejt për se drejti në aksidente dhe me pas të merren masat preventive”, ka thënë ai.

Dedaj ka shtuar se tetori është muaj i ndryshimeve klimatike andaj edhe mund të rris numrin e aksidenteve.

“Sa i përket muajt tetor i cili ne krahasim me muajin tetor të vitit te kaluar ka gati 100% numër me te madh te viktimave ne komunikacion kjo tregon se institucionet qeveritare nuk merren fare me analiza a e ma hiq me masa preventive. Muaj tetor njihet si muaj i ndryshimeve klimatike e kjo bën edhe ndryshimin e kushteve të rrugës deri sa shpejtësia është element i faktorit njeri i përhershëm gjatë tërë vitit këto elemente të faktorit rrugë dhe faktorit njeri që shpesh i bashkohet edhe faktori automjet përmes elementeve si sistemi i frenimit dhe ndriçimit”, ka thënë ai.

Ndërsa për planet e Policisë së Kosovës, eksperti i komunikacionit rrugor ka thënë se PK ka planet operative por nuk zhvillon projekte të sigurisë prandaj edhe siguria më shumë varet prej projekteve të sigurisë rrugore se sa prej operatives.

E se duhet më shumë punë nga PK thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se Policia së bashku me mekanizmat e saj ka hartuar një planë operative që ndërlidhjet me shtimin e forcave nëpër rrugët e Kosovës më theks të veçantë në akset rrugore ku numri i aksidenteve është me i madh.

“Lidhur me numrin e aksidenteve me fatalitet në rrugët e Kosovës është shqetësuese për arsyeje që nuk po ka mekanizma të bollshëm në parandalimin e këtyre aksidenteve”, ka thënë ai.

Shala ka shtuar gjithashtu se duhet vendosur radarë fotografik në rrugë në mënyrë që Policia të ketë shtrirje më të gjerë në rrugë.

“Si mbështetje për Policin e vendit është vendosja e radarëve fotografik statik në rrugët siç janë magjistrale dhe autostradë dhe kështu policia mund të ketë shtrirje më të gjerë në rrugët tjera të Kosovës duke tentuar të parandaloj aksidente”, ka thënë Shala.

E Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se periudha janar-shtator e 2019-ës ka shënuar rënie në aksidente.

“Nëse i referohemi gjendjes së sigurisë për periudhën janar-shtator të këtij viti dhe e krahasojmë me periudhën e njëjte të vitit të kaluar mund të themi se aksidentet me fatalitet, personat  e vdekur, personat e lënduar dhe aksidentet në përgjithësi kanë shënuar rënie mirëpo aksidentet me dëme material muajt e fundit, gusht dhe pjesa e shtatorit kanë shënuar rritje, rreth 2% më shumë se viti i kaluar”, ka thënë Rexhepi.

Nënkoloneli ka treguar edhe për numrin e zyrtarëve që punojnë në njësite e trafikut.

“Nëse flasim për njësit e trafikut e trafikut pa i llogaritur stacionet policore dhe njësite tjera që punojnë në komunat përkatëse përveç detyrave që kanë në kuadër të sigurisë publike në njësite e trafikut janë rreth 600 zyrtarë policor që merren me sigurinë e trafikut rrugor që përfshin rruhet nacionale , rrugët rajonale, autostrada dhe njësia e kryeqytetit që është duke funksionuar qysh moti në kryeqytet dhe shpesh herë mbështet me njësi tjera”, ka thënë Rexhepi.

Ndryshe numri i aksidenteve në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator ka qenë 11732  ndërsa vitin që  lamë pas 11776.

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut këtë vit është 76 ndërsa në vitin 2018 ka qenë 90./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme