Njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, vlerësojnë se rritja ekonomike prej 7.9% është e paarritshme.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asgjë për rritjen ekonomike, dhe kjo shifër po cilësohet si premtim i dëshiruar por vështirë i realizuar.
Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu është shprehur se edhe pse kohëve të fundit ka të hyra të mira, ato gjithsesi nuk mjaftojnë.
“Prandaj të mendohet rritja ekonomike 7.9% është mjaft optimiste, është një premtim i dëshiruar por vështir i realizuar edhe përkundër asaj që ka indikator pozitiv, siç janë rritja e të hyrave në doganat e Kosovës, rritja e të hyrave në Administratat Tatimore të Kosovës, dhe prania e një numri shumë të madh të diasporës në Kosovë, por fillimisht duhet të identifikohet se cila është baza e kësaj rritje”, tha ai.
Këtë nismë si jo të arritshme po e konsideron po ashtu edhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke pohuar se nuk mund të shkohet me rritje më të madhe ekonomike se 4%.
“AKB-ja e vlerëson se rritja ekonomike prej 7.9% e proklamuar nga Qeveria e Kosovës është dëshirë e atyre dëshirë dhe e jona për ta realizuar këtë rritje më të madhe që nga pavarësia e këndej. Por nis me statistikat që janë indikator për matjen e rritjes ekonomike atëherë ne e vlerësojmë se kjo rritje nuk do të ndodh dhe kjo nuk është reale por e dëshirueshme po. Rritja ekonomike këtë vit nuk mund të kaloj 4% në asnjë formë”, tha ai.
Ai thotë se, në Kosovë mungojnë statistike të sakta, të gjendjes reale të krizës ekonomike apo të zhvillimit ekonomik.
“Qeveria nuk është duke bërë asgjë pothuajse për rritje ekonomike sidomos për rritje të ndërmarrësve, prodhueseve, dhe bizneseve. Sa i përket rënies ekonomike të vitit të kaluar rreth 4%, këtë e nisim në shumë faktor në mbyllje të bizneseve së rrënjës fuqisë blerësve, në mbyllje të vendeve të punës në rënie të eksportit të investimeve dhe gjithë kjo ka shënuar një rënie shumë më të madhe se sa shifrat që tregojnë. Në Kosovë mungojnë statistike të sakta mungojnë statistika të shpejta prandaj nuk kemi asnjëherë shënime të saktë të gjendjes reale të krizës ekonomike apo të zhvillimit ekonomik”, tha ai.
Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2020, ku thuhet se ekonomia e Kosovës vlerësohet të ketë shënuar rënie prej 3.9%. /A.Zeka/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit