E drejta e ndarjes së trashëgimisë në mënyrë të barabartë si për femrat ashtu edhe për meshkujt në disa familje kosovare duket të jetë ende temë tabu.
Kështu janë shprehur për Radio Kosovën disa qytetarë të intervistuar. Ndërsa nga institucionet gjegjëse thonë se ende duhet shumë punë që të ketë një trajtim të barabartë të së drejtës për trashëgimi në Kosovë.
Mirlinda Maliqi, është vetëm njëra prej grave, e cilat nuk posedon ligjërisht asnjë lloj të pasurisë si nga ana e familjes biologjike, po ashtu edhe nga familja e burrit. Por, Mirlinda thotë se çështjen e pasurisë në të ardhmen do ta ndajë në mënyrë të barabartë për fëmijët e saj.
“Pasuria është në emër të babit, këtu të burri është në emër të vjehrrit. Kështu që asgjë s’kam mbi veti nga asnjëra palë. E as që diskutohet të kem diçka nën pronësinë time, ënde është temë tabu ndarja e pasurisë. E për fëmijët e mi kam dëshirë me ua nda me kohë pasurinë, sepse në Kosovë shumica e problemeve për trashëgimin lindin pasi që të vdesë kryefamiljari. Ndërsa fëmijëve të mi ua kisha nda më kohë për të mos iu lërë probleme në të ardhmen e secili ta ketë pjesën e vet me kohë”, thekson ajo.
Një qytetare tjetër thotë për Radio Kosovën se ka trashëguar pjesën e saj të pasurisë nga prindërit e saj.
“Në Prizren nga qytetarët është respektuar gjithmonë pothuajse e drejta e trashëgimisë. Edhe pasuri kemi pasur prej prindërve mjaft dhe diku 70% është respektuar kjo e drejtë në familjen time për sa i përket pasurisë . Unë personalisht nga familja ime kam trashëguar të holla dhe me ato të holla kam blerë banesën time. Tash me burrin të dytë kemi nga një banesë të trashëguar nga familjet tona, ndërsa të përbashkët e kemi një truall. Dhe fëmijët e mi kanë shpreh interesim që ta ndajnë përgjysmë”, tha ajo.
Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës, tha se qytetarët në Kosovë kanë filluar të vetëdijesohen për të drejtën e grave në trashëgimi, por që duhet ende punë e madhe për t’u bërë në këtë drejtim.
“Ligji për trashëgimi përcakton të gjithë personat fizikë në kushte të njëjta është i barabartë në trashëgimi. Por kjo është edhe sipas religjioneve fetare. E drejta në trashëgimi i garantohet gruas në përgjithësi edhe në familjen biologjike por edhe në familjen e burrit”, thekson ai.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë së vetëdijesimi i shoqërisë për të drejtën e grave në trashëgimi në periudhën e fundit po vjen duke u rritur. Për këtë ata thonë se do të ndërmarrin veprime shtesë qoftë përmes ndryshimeve ligjore, qoftë përmes shtimit të praktikave të mira në zbatim të ligjit.
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri