Rritet shkalla e papunësisë në Kosovë

17:33 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Sipas tyre, në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka qenë 29.4 për qind, krahasuar me 26.5 për qind në tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara të hënën, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.

“Papunësia më e theksuar paraqitet te femrat me 30.6 për qind krahasuar me meshkujt 29.1 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0 për qind”, thuhet në anketën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është realizuar me rreth 3,500 ekonomi familjare në gjithë territorin e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme