Google ADS

Rritet sërish çmimi i cigareve në Kosovë

09:36 | 12 Gusht 2017
L G

Pa asnjë paralajmërim, janë ngritur çmimet e disa llojeve të cigareve në Kosovë. Kjo s’është hera e parë që brenda këtij viti të rriten çmimet e cigareve, edhe pse nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Pa asnjë paralajmërim janë ngritur çmimet e cigareve për 10 centë në pako, në shumicën e llojeve të tyre. Këto ngritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po i ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti

“Cigaret janë rrit 50 euro në paket, ka 10 cent në pako, 1 euro në boks. Pa paralajmërim të shtunën e të dielën”, thotë Matoshi, raporton koha.net.

Ngritja e çmimit të cigareve nuk ka ndodhur për shkak të ngritjes së akcizës. Zyrtarisht nga Dogana e Kosovës bëjnë me dije se nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, ndonëse premtoi se do të japë përgjigje gjatë ditës se pse janë ngritur çmimet e cigareve, një gjë të tillë, për televizionin publik, nuk e bëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme