Pa asnjë paralajmërim, janë ngritur çmimet e disa llojeve të cigareve në Kosovë. Kjo s’është hera e parë që brenda këtij viti të rriten çmimet e cigareve, edhe pse nuk ka pasur ngritje të akcizës.
Pa asnjë paralajmërim janë ngritur çmimet e cigareve për 10 centë në pako, në shumicën e llojeve të tyre. Këto ngritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po i ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti
“Cigaret janë rrit 50 euro në paket, ka 10 cent në pako, 1 euro në boks. Pa paralajmërim të shtunën e të dielën”, thotë Matoshi, raporton koha.net.
Ngritja e çmimit të cigareve nuk ka ndodhur për shkak të ngritjes së akcizës. Zyrtarisht nga Dogana e Kosovës bëjnë me dije se nuk ka pasur ngritje të akcizës.
Kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, ndonëse premtoi se do të japë përgjigje gjatë ditës se pse janë ngritur çmimet e cigareve, një gjë të tillë, për televizionin publik, nuk e bëri.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë