Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka dalë me disa rekomandime për qytetarët pasi tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartëse të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.
Në njoftimin e IKSHP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, institucionet e tre niveleve të kujdesit shëndetësor duhet t’i bëjnë me kohë përgatitjet meqë bëhet fjalë për një sëmundje endemike, por edhe vdekjeprurëse.
Më poshtë janë disa nga rekomandimet e IKSHPK-së:
IKSHPK u rekomandon qytetarëve:
Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;
Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;
Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;
Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;
Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;
Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;
Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);
Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;
Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.
IKSHPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:
Të punohen të gjitha tokat e punueshme;
Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;
Të pastrohen kopshtet dhe pronat përrreth shtëpive
Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;
Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura
Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre.
Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive./Arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...