Google ADS

Rritet profiti i bankave komerciale, këto janë fitimet për 9 muaj

10:12 | 8 Nëntor 2023
A Z

Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim të pastër 123.7 milionë euro për nëntë muajt e parë të vitit 2023 (janar-shtator).

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.5 për qind, kurse ajo për kredi konsumuese 6.6 për qind, raporton KosovaPress.

Në raportin Sistemi financiar të BQK-së thuhet po ashtu se vlera e kredive po ashtu ka arrit 4 miliardë e 791.1 milionë euro dhe depozitat 5 miliardë e 853.4 milionë euro.

Ndërsa, profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ka arrit 12.8 milionë euro me normë të interesit në kredi dhe lizingje7 18.9%

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme