Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM4 2018.
Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.
Përmes një komunikate për media media bëhet e ditur se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018 (TM4 2018) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.93 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 362.1 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 54.1 GWh.
“Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, Kosova ka importuar 347.6 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë (TM4 2018) Kosova ka eksportuar 88.6 GWh energji elektrike. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 159.2 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar ishte rritur për 6.0 %”, thuhet në komunikatë.
Për më shumë informata, lidhur me Bilancin e energjisë në Kosovë për TM4 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...