Tendenca në rritje e turistëve italianë që do të vizitonin këtë vit Shqipërinë është reflektuar që në muajt e parë të 2023-shit.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve italianë është rritur me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
310 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë deri në muajin qershor, ndërsa vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë shifrat flisnin për vetëm 198 mijë italianë.
Pas fluksit të raportuar gjatë muajve korrik dhe gusht numri i vizitorëve italianë pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të këtij sezoni turistik.
Megjithatë, shtetasit italianë mbeten në vend të dytë. Shqiptarët e Kosovës kryesojnë listën me mbi 1.38 milionë vizitorë, ose 43 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur shifrat flisin për afro 970 mijë turistë nga Kosova, raporton Euronews.al.
Vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa ulje e shifrave është vënë re tek pushuesit nga Serbia.
Për 6 muajt e parë të 2023-shit afro 32 mijë e 500 turistë nga Serbia kanë vizituar Shqipërinë, 18% më pak se në 2022-shin, kur shifrat flisnin për afro 40 mijë vizitorë.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...