Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me coronavirus. Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë me COVID-19 e deri më sot, numri total i personave të infektuar është 74 mijë e 79.
Numri i personave të shëruar është 62 mijë e 650, kurse 1618 persona kanë humbur jetën nga ky virus, dhe 9811 raste mbeten aktive ende. Sipas disa të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, komuna e cila ka numrin më të lartë të të infektuarve dhe rasteve aktive mbetet Prishtina.
Aktualisht në kryeqytet janë 3,613 raste aktive, ndërkaq numri i të infektuarve deri më sot është 29,072. Pas Prishtinës, renditet Gjilani me 519 raste aktive, ndërkaq numri i të infektuarve në këtë komunë deri më tani është 4,061.
Prizreni është komuna e tretë me numër të lartë të të infektuarve dhe rasteve aktive. Në këtë komunë deri më sot janë prekur nga virusi COVID-19, 3,599 persona kurse raste aktive janë 610.
Fushë Kosova dhe Peja renditen në vendin e katërt dhe të pestë si komuna të prekura shumë nga coronavirusi. Në Fushë Kosovë deri më tani janë prekur nga ky virus 3,390 persona, kurse raste aktive janë 459..
Në Pejë, numri i të infektuarve është 3,358, kurse raste aktive janë 568. Duhet theksuar se në Kosovë ende nuk kanë arritur dozat e para të vaksinës antiCOVID.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të arrijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it.
Kurse, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ditëve të fundit ka hyrë në një fazë të re të shpërthimit të pandemisë COVID 19 dhe tash është një fluks i madh i të infektuarve.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...