Numri i aksidenteve me fatalitet kohëve të fundit është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Nga statistikat e policisë së Kosovës shohim se për nëntë muaj, prej periudhës janar deri shtator 2017 në trafik kanë humbur jetën 95 persona.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i këtyre të vdekurve ka qenë 81 persona.
Ku për këto viktima dominojnë të jenë shoferët, këmbësorët dhe pasagjerët.
Aksidentet me lëndime po ashtu janë në ngritje, kurse kanë pësuar rënie aksidentet me dëme materiale. Ndërkaq, çdo ditë shqiptohen qindra tiketa trafiku për shoferët që nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit.
“Duke analizuar aksidentet fatale të ndodhura gjatë periudhës kohore janar – shtator 2017 kemi konstatuar se nga tetëdhjetekatër (84) aksidente fatale, jetën e kanë humbur nëntëdhjetepesë (95) persona”, thuhet në një përgjigje elektronike nga Zyra për Informim e Policisë.
Nga 95 personat që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në periudhën kohore janar – shtator 2017, 40 qenë shoferë, 30 kanë qenë këmbësorë, si dhe 25 kanë qenë pasagjerë.
“Nga dyzet (40) shoferë të vdekur katër (4) prej tyre kanë qenë motoristë, tre (3) kanë qenë çiklistë si dhe dy (2) traktoristë”, thuhet tutje në statistikat e policisë.
Rajoni i Prishtinës prin për nga numri i aksidenteve me fatalitet, pasojnë ai i Ferizajt dhe i Pejës.
Aksidentet kanë ndodhur në rrugë magjistrale, rajonale, rrugë të qytetit, rrugë lokale, në autostradë etj.
Policia vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, ndërsa së fundi janë zhvilluar edhe fushata vetëdijësuese për të kontribuar në uljen e numrit të aksidenteve.
Më poshtë mund ta shihni tabelën krahasuese të aksidenteve gjatë periudhës janar-shtator për vitet 2016-2017.
aksident
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të m...
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...