Rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

07:07 | 20 Shkurt 2021
S D

Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 340 raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shifra bazohet në 2.715 mostra të testuara, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Sipas raportit janë shënuar edhe 10 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.568.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 411 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.737.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme