Google ADS

Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

10:35 | 11 Mars 2024
E.H

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovës po shënon rritje nga viti në vit.

Sipas ASK-së, në janar të vitit 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 77, 295, prej tyre 42,1% ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 sa ishin 51, 253 vizitorë, kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8 për qind.

Sa i përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake janar 2023, ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77, 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania dhe Turqia.

Numri i net-qëndrimeve ishte 152, 051, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19, 472 vizitorë dhe më 33, 080 net-qëndrime./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme