Unioni i Turizmit të Kosovës ka organizuar Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024.
Në këtë panair po marrin pjesë mbi 300 ekspozues nga 15 shtete të botës.
E për herë të parë po marrin pjesë edhe ekspozues nga Malta, shtetet Afrikane e Sllovenia.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti tha se numri i turistëve të huaj është rritur gjatë vitit të kaluar dhe sivjet.
“Si union kemi rekomanduar te komunat që të bëjmë sa më shumë aktivitete që të tërheqim vizitorë ndërkombëtarë. Gjatë vitit 2023 kemi pasur mbi 28.4 për qind rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë që e vizituan Kosovën. Nëse e krahasojmë janarin e këtij viti me janarin e vitit të kaluar kemi mbi 50.8 për qind rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. Tashmë Kosova nuk është vetëm një vend tranzit për Kosovën. Ta shfrytëzojmë këtë panair si një thirrje për institucionet që ta shohin si prioritet turizmin dhe ta mbështesin turizmin sepse është nja faktor i rëndësishëm edhe i punësimit”, tha ai.
Për rëndësinë e këtij panairi foli edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. “Panairi sivjet premton të jetë edhe më i suksesshëm se i kaluari. Kjo për arsye se kemi një mori të profesionistëve të turizmit nga mbi 15 vende të ndryshme. Kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Malta e pjesëtarë tjerë. Ky panair shërbim si një qëllim jetik për kryeqytetin”, shtoi ai./rtk
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...