Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të ministrisë, shkruan arbresh.info
MSh-ja ka njoftuar se këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.
Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar nëntë pacientë. Aktualisht, janë 445 raste aktive.
“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. / arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin