Kosova, si një vend i vogël në Ballkan po përdoret si vendkalim për shumë emigrantë që ia mësynë Evropës Perëndimore nga Lindja e Mesme.
Në Republikën e Kosovës aktualisht janë duke qëndruar 44 shtetas sirianë të cilët kanë aplikuar për azil në vend. Por, numri më i madh është i atyre që kanë përdorur Kosovën si vend tranzit për të shkuar në vendet e tjera të rajonit.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2019, në mënyrë të parregullt, kanë hyrë në Kosovë 911 persona të cilët kanë deklaruar se janë nga Siria.
“Të gjithë këta persona në kufijtë e Republikës së Kosovës janë takuar pa dokumente për konfirmimin e shtetësisë së tyre. Të gjithë këta persona me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe janë vendosur në qendrën e azilit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ndonëse, ata kanë përdorur pik-kalime të ndryshme kufitare, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion thotë se shumica e tyre kryesisht kanë hyrë në Kosovë nga pik-kalimi kufitar Shqipëri- Kosovë dhe më pastaj kanë kërkuar azil në vendin tonë.
44 azilantët sirian të cilët janë duke qëndruar aktualisht në Qendrën për Azil në Magure të Lipjanit, janë duke marrë të gjitha shërbimet e nevojshme nga Institucionet e Kosovës.
“Të gjithë aplikuesve ju ofrohen shërbime shëndetësore falas të natyrave të ndryshme përfshirë këtu medikamentet, ndihmë juridike falas, shkollimi, asistenca sociale, këshilla sociale dhe psikologjike, kurse të gjuhës shqipe, kurse të kompjuterëve, ushqim, pako higjienike dhe veshmbathje si dhe forma të tjera. Aplikuesit janë të akomoduar në Qendrën për Azil në Magure dhe në dy objektet e kësaj qendre në Vranidoll,” thonë në përgjigjen e MPB-së për arbresh.info.
Aplikuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në Republikën e Kosovës deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Kanë të drejtën për punësim pas 9 muajve, që nga dita e aplikimit nëse DSHAM nuk ka marr ende vendim të shkallës së parë.
Ndërkaq, mediat e huaja raportojnë se numri i azilkërkuesve pritet të rritët pas tensioneve të shfaqura në mes të Turqisë dhe forcave të regjimit në Idlib, ku ranë dëshmorë 22 ushtarë turq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë. Agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters, ka raportuar se në rast se si rezultat i këtyre tensioneve fillon një valë migrimi e re nga Siria, Turqia do t’i hap dyert e kufijve të saj në mënyrë që emigrantët mund të arrijnë në shtetet evropiane, transmeton arbresh.info.
Sipas statistikave nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitin 2019, në Kosovë, kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare 2 mijë persona, duke shënuar kështu numrin më të madh të azilkërkuesve deri tani.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, në vitin 2015, në Kosovë kishin kërkuar azil 70 persona, derisa në vitin 2016, kjo shifër shënoi rritje në 306 persona.
Ndërsa në vitin 2017, pati rënie të kërkesave për azil. E në vitin 2018, rreth 600 persona u regjistruan si azilkërkues në Kosovë./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë