Sipas statistikave në Kosovë është rritur numri i rasteve të shkurorëzimit dhe nga viti në vit është shtuar bartja e lëndëve.
Sipas të dhënave të cilat arbresh.info i ka siguruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjatë vitit të kaluar, 2999 çifte kishin aplikuar në Gjykatat Themelore të vendit tonë për shkurorëzim. Nga këto, 1904 çifte kanë përfunduar me shkurorëzim, ndërsa 1095 raste kanë mbetur të pa zgjidhura.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se në vitin 2018, në Gjykatat Themelore të Kosovës, kishin aplikuar 2863 çifte. 1868 çifte nga këto kanë përfunduar me shkurorëzim, ndërsa 995 raste të tjera kanë mbetur të pazgjidhura.
Arsyet e shkurorëzimeve në Kosovë
Avokati Bledar Gashi, në një intervistë dhënë për arbresh.info, deklaron se arsyet më të sheshta të divorceve janë dhuna në familje
“Arsyet më të shpeshta që i kam trajtuar unë deri më janë mosmarrëveshjet në mes çifteve, dhuna në familje, dhuna verbale dhe ajo fizike”, tha Gashi.
Sociologu Shaip Hasani, konsideron se varfëria e skajshme dhe dalja jashtë vendit në kërkim të një jetese më të mirë, janë vetëm disa nga faktorët që po dominojnë në Kosovë.
“Ne sociologët e kemi edhe në parim edhe në perceptim faktorin ekonomik. Ky është njëri prej faktorëve bazë që qojnë deri tek divorcet e çifteve në vitet e fundit. Në këtë shoqëri që po jetojmë ne, ka shumë lloje të arsyeve ndërsa në vitet e fundit është duke dominuar edhe shkurorëzimi për viza. Njëri nga partnerët do të dal jashtë shtetit dhe detyrohet të shkurorëzohet. Pra varfëria e skajshme dhe kërkimi i një jetese më të mirë jashtë vendit janë vetëm dy faktorë që aktualisht po dominojnë në Kosovë”, vlerësoi ai.
Shkurorëzimet, kush e pëson më së shumti?
Ndërsa duke folur për pasojat e divorcit, Hasani thotë se fëmijët janë ata që ndikohen më së shumti nga shkurorëzimet e prindërve.
“Ndikimet e divorcit janë të tmerrshme, e sidomos tek fëmijët. Ne si shoqëri, si institucione , dhe si mentalitet i kemi harruar këto faktorë tërësisht. Pasojat e divorcit të prindërve që i len tek fëmijët janë aq të tmerrshme sa që nuk mund të kompensohen apo të mbulohen me asgjë”, deklaroi Hasani.
Ai në një përgjigje dhënë arbresh.info, deklaron se njëra nga faktorët kryesorë të shkurorëzimeve janë, se çiftet martohen pa menduar mirë.
“Sot është bërë shumë e lehtë të martohesh e të shkurorëzohesh. E kjo ka bërë që çiftet tani të mos mendojnë shumë duke u martuar. Ka çifte që sot martohen dhe menjëherë pas 2 apo 3 muajve ndahen. Shkurorëzimi ka filluar të tingëllojë tek qytetarët si diçka normale dhe për këtë çiftet tash nuk po e shohin si problem të madh divorcin”, deklaron Hasani. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...