Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka bërë të ditur se pas një hulumtimi me studentë kanë ardhur në përfundim se rastet e kancerit të gjakut janë shtuar për 80 për qind pas luftës në Kosovë.
“Ne hulumtim na doli se incidenca ( numri i rasteve ne 100.000 banore) ne periudhen 2012-2015 eshte 80% me e madhe krahasuar me periudhen 1995 – 1998. Kur analizuam semundjet na doli se prej te gjitha kancereve te gjakut incidenca e leukemise eshte rritur per 66.2% ndersa incidenca e lymfomave eshte rritur per 75%”, ka bërë të ditur profesoresha, transmeton Shneta.
Hulumtimi është zhvilluar në Klinikën Interne dhe atë të Pediatrisë në QKUK.
“Qellimi i ketij hulumtimi eshte verifikimi i rritjes se kancereve te gjakut te cilen te gjithe po e shohim por edhe hulumtimi i lidhshmerise ne mes te kancereve te gjakut numrit te vendeve te goditura me uranium te varfëruar.”
Të dhënat e publikuara deri më tani janë vetëm në vija të trasha, ndërsa pritet të publikohet i tërë hulumtimi në ditët në vazhdim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...