Rritet numri i rasteve aktive me Covid-19, shkon në 754

23:00 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Nga 8 shkurti deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.756 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 968 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 754.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të martën janë testuar gjithsej 397 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 141 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme