Rritet numri i qytetarëve të helmuar në Malishevë, Bali Muharremaj ofron gatishmërinë për ndihmë

15:12 | 15 Tetor 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar komunën e Malishevës, pas rritjes së numrit të qytetarëve të helmuar nga konsumimi i ushqimit të shpejt në një lokal.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka thënë se ekipet shëndetësore të komunës që ai drejton, janë të gatshëm për ndihmë kurdo që është e nevojshme, shkruan Arbresh.info.

Lexo edhe:

Shkon në 205 numri i qytetarëve që dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një lokal në Malishevë

Gatishmërinë, Muharremaj ia shprehu edhe kryetarit të komunës së Malishevës, Ekrem Kastratit

“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situatë”.

“Megjithatë ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe, mbi 200 persona dyshohet se u helmuan nga konsumimi i ushqimit të shpejt në një lokal në Malishevë ditën e shtunë.

Lokali është mbyllur deri në një vendim të dytë, ndërsa pronarit i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj./Arbresh.info

Lexo edhe:

Një muaj paraburgim ndaj pronarit të lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona në Malishevë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme