Autobus të shumtë me qytetarë serbë nga e tërë Kosova tashmë kanë filluar të mbërrijnë në festën e Vidovdanit e cila për pak qaste pritet të filloj në Gazimestanafër Prishtinës.
Ndonëse deri tash ishte një numër i konsideruar masa ka filluar të rritet, raporton arbresh.info.
Në mënyrë të organizuar qytetarët serbë janë duke ardhur në Gazimestan.
E që çdo gjë të shkoj në rregull dhe pa incidente Policia e Kosovës janë vendosur në çdo cep të vendit ku pritet të mbahet manifestimi.
Serbët të cilët tashmë kanë mbërritur në Gazimestan në duar janë duke mbajtur flamuj serbë por nuk mungojnë as mbishkrimet e ndryshme në bluzat e tyre.
Ndonëse në Kosovë po qëndron Marko Gjuriq, ende nuk dihet nëse do të marr pjesë në festen e Vidovdanit./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...