Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP),“Adem Jashari”, vazhdon që të ketë rritje të përfomancës duke bërë që në muajin prill të këtij viti numri i pasagjerëve të rritet prej 20.74%.
Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka bërë më dije për RTKlive se numri i udhëtarëve të procesuar në Aeroportin e Prishtinës gjatë muajit prill 2017 është 173 mijë e 96 persona, që shënon një rritje prej 20.74% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani ka arritur ne 530 mijë e 435 pasagjerë, duke u rritur për 7.45%”, ka thënë ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist