Google ADS

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 të shtrirë në ShSKUK

11:07 | 23 Janar 2022
Përparim Bublaku

Krahas numrit me të infektuar me Covid-19, rritje ka shënuar edhe numri i të hospitalizuarvë nga Covid-19 në ShSKUK dhe spitalet.

Të dielën sipas ShSKU-së, numri i pacientëve të konfirmuar me Covid-19 është 111, ndërsa të shtunën ka qenë 94 pacientë.

Raporti i ShSKUK-së për të dielën:

111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 post-Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekëso në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 40 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme