Google ADS

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

12:58 | 21 Korrik 2022
A. B.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve që janë të hospitalizuar nga Covid-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

Ndërsa 91 pascientë janë duke u hospitalizuar nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje

Spitali i Gjakovës,11pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë. /arbresh.info/

Të ngjashme