Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka rritur dukshëm vëllimin e punës, që ka ndikuar edhe në shtim të numrit të operacioneve. Në këtë klinikë, përveç operacioneve të rëndomta, po kryhen edhe operacione specifike.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, dr. Hajriz Rudari, thotë se në këtë klinikë ka filluar rritja e numrit të operacioneve, krahasuar me vitin e kaluar, me një përqindje më të madhe.
Sipas tij, përveç kësaj, po punohet që pacientët të mos kërkojnë trajtim jashtë vendit, për rastet, të cilat mund të kryhen edhe në QKUK.
“Edhe kushtet kanë filluar të përmirësohen, prandaj pacientët mos të hezitojnë të vijnë dhe të kërkojnë shërbimin. Në bazë të statistikave, kemi kryer 80 operacione më shumë, për të njëjtën kohë, sesa në dy muajt e parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-shkurt të vitit 2018, janë kryer 100 operacione, kurse në këtë vit, për periudhë të njëjtë kohore, janë realizuar 180” theksoi drejtori Rudari.
Ai thotë se tashmë puna është lehtësuar, meqë ka ardhur edhe ultrazëri i ri, i cili ka një rol jashtëzakonisht të madh në trajtimin e rasteve.
Një nga operacionet e fundit specifike që është kryer me sukses, është edhe operacioni tek një paciente e moshuar, tek e cila është kryer bypass arteria e poplitealis në këmbën e majtë.
Dr. Luzim Vokrri, i cili ka kryer operacionin bashkë me ekipin mjekësor të kirurgjisë vaskulare dhe ata të Klinikës së Anestezionit, u shpreh se ky operacion është bërë me mjaft sukses tek një paciente e moshuar, e cila, krahas mbylljes së arterieve të gjakut në ekstremitetet e poshtme, në këmbë, ka edhe sëmundje tjera shoqëruese .
“Pacientja është diabetike, ka diabet më shumë se 30 vjet, në momentin kur ka ardhur tek ne, ka ardhur në stadin e katërt të sëmundjes. Domethënë, në këmbën e majtë ka pasur plagë, ndërsa në gishtin e këmbës së majtë ka pasur gangrenë, domethënë është stadi përfundimtar, kur indet e buta pothuajse vdesin” u shpreh dr. Vokrri.
Sipas tij, për operacion është vendosur pasiqë enët e gjakut, prej gjurit deri të zogu i këmbëve, ishin të mbyllura dhe ishte vendosur të bëhet bypass.
Ai thekson se tani pacientja gëzon shëndet të mirë dhe nëse nuk do ta realizohej bypass, është dashur t’i bëhej prerja e këmbës deri në gju.
Pacientja më parë ishte vizituar edhe tek mjekët në Shkup, të cilët i kishin thënë se nuk kishte zgjidhej tjetër, përveç amputimit të këmbës.
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit