Më pak të huaj po pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri, por më shumë qytetarë të Kosovës po e përftojnë atë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019, rezultoi 13,507 persona, duke pësuar rënie me 4,6%, krahasuar me vitin 2018.
Nga ana tjetër, qytetarët nga Kosova, me leje qëndrimi në Shqipëri, arritën në 1,703, duke shënuar një rritje me 20%, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Edhe pse kosovarët shënuan normën më të lartë të rritjes në pajisje me leje qëndrimi, në shifra absolute ata renditen pas italianëve dhe turqve.
Në vitin 2019, të huajt rezidentë në Shqipëri me origjinë nga Italia ishin 2,753, dhe nga Turqia 1,730. Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit ndaj të huajve janë akorduar për arsye punësimi. Arsyeja e dytë është bashkimi familjar.
Rreth 45% e lejeve të qëndrimit në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, ndryshe nga shtetësitë e tjera, dominohen nga bashkimi familjar./euronews.al
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...