Në pesë muajt e parë të këtij viti janë kryer 3582 lindje në Klinikën e Gjinekologjisë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në këtë Klinikë janë 250 lindje më shumë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. ka thënë se nga këto lindje, dominojnë fëmijët e gjinisë mashkullore.
“Sa i përket numrit të lindjeve në 5 muajt e parë të këtij viti janë 3582 lindje, ku krahasuar me 5 muajt e vitit të kaluar janë 250 lindje më shumë. Tek ne dominojnë fëmijët e gjinisë mashkullore. Neve na intereson të jetë një fëmijë i shëndoshë”, tha ai.
E sa i përket numrit të grave me prerje cezariane, Ismaili tha se shifrat sillen diku nga 35 për qind deri 36 për qind. Këtu referohen pacientet me sëmundje më të rënda.
“Sa i përket numrit të grave me prerje cezariane sillen shifrat diku 35 për qind deri 36 për qind janë njëjtë me regjionin. Këtu referohen edhe pacientet që janë me sëmundje më të rënda”, tha Ismaili.
Mes tjerash, ai potencoi se pandemia Covid-19 ka lënë pasoja në çrregullimet kardiovaskulare.
Ismaili, ka thënë se gjendja në këtë klinikë është stabile, duke theksuar se që nga fundi i muajit shkurt nuk ka pasur asnjë pacientë të hospitalizuar me covid.
“Gjendja me covid-19 është stabile nga fundi i muajit shkurt nuk kemi pasur asnjë paciente me të hospitalizuar me covid. Kemi pasur disa raste sporadike me covid pozitiv të cilat janë trajtuar në mënyrë ambulatore me terapi dhe janë liruar në shtëpi”, tha Ismaili. /eo/
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...