KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka thënë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 6.53 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 9.75 metra nën kuotën maksimale.
Sipas njoftimit nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më e theksuar ka ndodhur në liqenin e Batllavës rreth 1.61 metra.
“Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit. Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale. Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m. T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.
Përmes njoftimit, ujësjellësi ka kërkuar nga konsumatorët që të vazhdojnë me shpenzimin racional të ujit të pijshëm.
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...