Rritet në 11 numri i të prekurve me Covid-19 në Prishtinë

20:54 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Sonte janë shënuar dy raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për një të prekur me vendbanim nga Prishtina dhe një nga Gjakova, shkruan portali arbresh.info.

Me këtë numri i të prekurve në kryeqytet shkon në 11, kurse totali në nivel vendi 88.

Deri më tani një person ka humbur jetën, kurse dy të tjerë janë shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme