Rritet LDK-ja në nivel kombëtar, fiton pesë komuna pa balotazh

22:28 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës këto zgjedhje ka dalë shumë mirë, shkruan portali arbresh.info

Kjo parti ka fituar pesë komuna pa balotazh, ndërsa në balotazh shkon në 10 komuna.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media shefi i shtabit zgjedhor Lumir Abdixhiku.

“LDK-ja ka fituar pesë komuna pa balotazh, ndërsa shkon në 10 të tjera në balotazh”, është shprehur Abdixhiku.

Lidhja Demokratike ka fituar në Peje, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti e Podujevë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme