Shtetasit kosovarë nuk mund të përdorin dokumente për përdorim të jashtëm deri në një kohë të pacaktuar.
Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në këtë njoftim thuhet se Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kohë ka planifikuar inicimin e zhvillimit të procedurave të prokurimit për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile për Zyrat Komunale të Gjendjes Civile, mirëpo për arsye procedurale ende nuk është përzgjedhur operatori për furnizim me dokumente të Gjendjes Civile, raporton arbresh.info.
Më këtë rast Agjencia e Regjistrimit Civil, si organi më i lartë i gjendjes civile në Republikën e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Zyrat Komunale të Gjendjes Civile në Kosovë që në mungesë të formularëve të përdorën metodat alternative.
ARC u ka dërguar një njoftim të gjitha zyrave të gjendjes civile, që në mungesë të formularëve(dokumenteve të gjendjes civile), me qëllim të realizmit të drejtave të qytetarëve për pajisje me dokumente të gjendjes civile, nga sot më datë 28.03.2019, të fillohet me lëshimin e dokumenteve me letër të bardhë nga sistemi i gjendjes civile, deri në njoftimin tjetër.
Këto dokumente do të përdoren vetëm për përdorim të brendshëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Kërkojmë ndjesë nga qytetarët e Kosovës për mungesat e formularëve, megjithatë shërbimi për qytetarët do të vazhdojë të mbetët një prej prioriteteve tona më të rëndësishme./arbresh.info
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...