Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka vazhduar në fillim vit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë vitin e kaluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 mijë e 710 udhëtarë apo 104 mijë e 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 mijë e 895 udhëtarë.
“Përveç numrit në rritje mbi 19 për qind në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 për qind në numër të fluturimeve. Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, ditë më parë edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation. /Arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...