Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShsKUK-së, Elvir Azizi kanë vizituar Klinikën e Kardiologjisë, ku u njoftuan a për dinamikën e shtuar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë pjesës së parë të vitit 2023.
Azizi e ka njoftuar ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime, përcjell Arbresh.info
‘’ Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve. Krahasuar me vitin paraprak, kur përgjatë një viti ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime, vëllimi i punës në këtë vit paraqet mundësinë e dyfishimit të numrit të intervenimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet kardiake”, thuhet në njoftim.
Vitia u njoftua se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses pocedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik./Arbresh.info/
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...