Dhuna në dhe përreth shkollave është një problem që e ka shqetësuar vazhdimisht vendin.
Kjo dukuri ka vazhduar të jetë prezente edhe gjatë vitit 2017 në masë të madhe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për arbresh.info se nga janari e deri në tetor të këtij viti në shkolla dhe përreth tyre kanë ndodhur 424 raste të dhunës.
Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pasur më pak raste, konkretisht 405 sosh.
Policia ka bërë të ditur se në baza ditore angazhohet dhe bashkëpunon ngushtë me MASHT, DKA-të dhe menaxhmentin e shkollave duke organizuar aktivitete të ndryshme të karakterit vetëdijesues.
“Gjatë periudhës Janar – Tetor 2017, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në tërë institucionet e arsimit para-universitar të Republikës së Kosovës ka organizuar aktivitete parandaluese dhe ligjërata vetëdijësuese për nxënësit rreth dukurive të ndryshme negative përfshirë këtu edhe identifikimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Arbresh.info.
Përveç ligjëratave dhe takimeve të drejtpërdrejta me nxënës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shpërndarë edhe broshura me tema të ndryshme vetëdijësuese siç janë: 1. Parandalimi i dhunës në mes të bashkëmoshatarëve, 2. filozofia e policimit në bashkësi, 3. parandalimi i pasojave nga përdorimi i substancave narkotike, 4. ngritja e sigurisë në trafikun rrugorë 5. parandalimi i keqpërdorimit të teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit si dhe edukimi mbi rreziqet.
Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë për arbresh.info se fakti që janë rritur rastet e dhunës në shkolla dhe përreth tyre është shqetësues dhe se do të duhej te ndërtohej një strategji e përbashkët ku secili të jap kontributin e vet.
“Do të duhej në vitin që po hyjmë të ndërtohet një strategji e përbashkët, ku secili të japë kontributin e vet. Faktori numër një është familja e cila duhet të kujdeset ma tepër për fëmijët se ku janë, me kanë po shoqërohen dhe me çka po marrën në kohën e lirë jo vetëm në shkolla por edhe jashtë saj. Policia është ajo e cila duhet shumë ma tepër të punojë në këtë drejtim, vet prezenca e uniformës tregon anën psikologjike se vërtetët dora e shtetit është aty ku kanë nevojë nxënësi”, është shprehur Islami.
Sipas tij, vendosja e kamerave të sigurisë, monitorimi i vendeve të caktuara si dhe angazhimi dhe bashkëpunimi i organeve të sigurisë me personelin e shkollave është garanci për një minimizim të problemeve me të cilat po përballen shkollat në Kosovës./B.Agushi/arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person