Peleti, lënda djegëse e cila përdoret për ngrohje është shtrenjtuar. Çmimi për një ton pelet aktualisht është deri në 400 euro, ndërsa vitin e kaluar një ton pelet ishe 180 euro, shkruan arbresh.info.
Kohët e fundit është rritur kostoja e disa mallrave thelbësore për jetën e përditshme, gjë që ka prekur banorët e Kosovës.
Ndonëse janë edhe disa muaj deri në rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me pelet për ngrohje.
Rritja e çmimit të kësaj lënde djegëse po konsiderohet e pa përballueshme për xhepin e disa prej qytetarëve që ngrohen me pelet.
Qytetari, S.F(emër i njohur për redaksinë) thotë se në pikë të verës një ton pelet 400 euro është katastrofë, sepse vitin e kaluar një tonë pelet e kamë blerë 180 euro.
“Tash jam i interesuar me marr pelet mu përgatit për dimër, shumë shtrenjtë, një pension 180 euro, 400 euro një ton pelet, vështir është populli me ia dal. Në pikë të verës bre një ton pelet 400 euro, në pikë të verës, një shish vaj 3 euro, krejt katastrofë”, ”, ka thënë qytetari.
Se, çmimi i peletit këtë vit është rritur dukshëm, thonë për arbresh.info edhe kompanitë e peletit në Kosovë.
Nga kompania “Gorenje” kanë thënë për arbresh.info se për momentin një ton pelet është 400 euro.
“Aktualisht një ton pelet është 400 euro. Vitin e kaluar toni ka qenë 180 deri 200”, ka thënë ai.
Përveç peletit aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...
Shpërthimi i gripit të shpendëve/ Austria shpall gjithë vend...
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë dhe MASHTI-n: Së shpejti do t...
Balluku: Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Porto...